PDD
2020
Pikat kryesore të programit tonë
BIOGRAFIA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE TË DIASPORËS Z. SHEFKI SALIHU
Kryetari i Partisë Demokratike të Diasporës
Shefki Salihu, është i lindur më 23 shkurt 1967, në Obiliq .
Shkollën fillore e kreu në Obiliq ndërsa të mesmen në Prishtinë, drejtimi Ekonomi komerciale ku dhe vazhdoi studimet në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Ekonomik.
Shefkiu ka diplomuar ne Menaxhment dhe Informatikë.
Koha e represionit sistematik nga okupatori serb, ku u mbyllën të gjitha institucionet dhe u larguan mijëra shqiptarë nga vendi i tyre i punës, atë e gjenë në krye të detyrës në kundërshtimin e këtyre masave diskriminuese ndaj shqiptarëve të Kosovës .
Ne periudhen e para-emigrimit, Shefkiu ka qene faktor kyq i veprimtarive te ndryshme të kohës, derisa pushteti serb ngriti aktakuzë të rëndë ndaj tij, dhe më 25 Maj 1993 ai detyrohet të largohet nga Kosova dhe kërkon azil politik në Gjermani.
Gjatë qendrmit e Gjermani merret me organizime dhe tubime të ndryshme të shqiptarëve, me qëllim të regjistrimit për rekrutim vullnetar në luftë dhe grumbullim të mjeteve financiare për Qeverinë e veçanërisht për Fondin "Vendlindja thërret". Shefkiu ishte person kontaktues për Ingolstadt në Logjistikën e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së me seli në Minhen të Gjermanisë.
Perveq backgroundit te pasur, me pune profesionale dhe menaxheriale (si ne Kosove ashtu edhe ne Gjermani), ai ka lene gjurme edhe ne aspektin edukativ dhe kulturor.
Shefkiu eshte i martuar, ka 4 femije dhe 4 mbesa.
Prishtinë , 19 Dhjetor 2021