Mbrojtja dhe Siguria

Partia Demokratike e Diasporës angazhohet për zbatimin e ligjit, sigurinë publike, të drejtat e qytetarëve, transparencën e plotë të institucioneve në pajtim me standardet demokratike dhe me të drejtat e njeriut të njohura
ndërkombëtarisht. Partia Demokratike e Diasporës angazhohet për inkuadrimin e Kosovës ne mekanizma ndërkombëtare të sigurisë dhe për respektimin e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare si dhe është për  bashkëpunim me organe ndërkombëtare të sigurisë si rajonale ashtu edhe me gjerë.