STATUTI I PARTISË DEMOKRATIKE TË DIASPORËS

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1

Ky statut është akti themelor i PARTISË DEMOKRATIKE TË DIASPORËS me të cilin rregullohen këto fushëveprime:

  • Themelimi dhe pozita juridike e Partisë Demokratike të Diasporës,
  • Struktura organizative e Partisë Demokratike të Diasporës,
  • Anëtarësia dhe Organet udheheqëse të Partisë Demokratike të Diasporës

Neni 2.

  • Partia Demokratike e Diasporës – PDD është subjekt politike, demokratik, që synon faktorizimin e qytetarit në vendimmarrje në Asamblet Komunale, Komuna e në Kuvendin e Republikës së Kosovës e më gjerë, integrimin e qytetarëve duke u mbështetur në parimin e lirisë politike, barazisë, lëvizjes së lirë, vlerave të demokracisë së mirëfilltë, drejtësisë sociale, të punësimit, zhvillimit të kulturës, ngritjes së arsimimit, ruajtjes se traditës nacionale, luftimin e fenomeneve negative,korrupsonit, krimit te organizuar etj.
  • Partia Demokratike e Diasporës – PDD synon që sovraniteti i një vendi, përkatësisht i një shteti të buron nga vullneti i qytetarit me të drejtën për vetëvendosje,në mënyrë që të jetë i lirë dhe i papenguar në organizimin e jetës shoqërore, politike ekonomike, sociale, shëndetësore, arsimore.
  • Partisë Demokratike e Diasporës (PDD) si parti politike përshkruhet me tre A:
  1. AUTENTIKE sepse buron nga nevojat reale e qytetarve të Republikën e Kosovës.
  2. AUTOKTONE sepse është krijuar nga kapacitetet vendore të qytetarëve të Republikës së Kosovës me ndimen e diasporës.
  3. AUTONOME sepse është e hapur për bashkëpunim me të gjithë, është, subjekt në vete dhe e pavarur nga çdo subjekt i brendshëm apo i jashtëm dhe ka model te vete.

Neni 3.

  • Partia Demokratike e Diasporës – PDD ka statusin dhe është parti politike e qytetarëve të Republikës së Kosovës që veprimtarinë programore dhe statutare e zhvillon sipas ligjeve të Republikës së Kosovës dhe sipas këtij statuti.
  • Partia Demokratike e Diasporës – PDD i pranon dhe u përmbahet Konventave Ndërkombëtare për të drejtën e popujve për vetëvendosje, organizim të lirë, pluralizëm, pranon parimet themelore të Deklaratës së Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut.
  • Partia Demokratike e Diasporës – PDD vepron në mënyrë të pavarur brenda dhe jashtë vendit dhe do të bashkëpunojë me të gjithë ata që kanë për qëllim thellimin e demokracisë e ndjenjën e dashurisë mes njerëzve, pavarësisht nga gjuha, feja, kombi dhe ngjyra.

Neni 4

  • Emri i parties politike është: PARTIA DEMOKRATIKE E DIASPORËS
  • Shkurtesa / Akronimi i Partisë Demokratike të Diasporës është: PDD
  • Konform dispozitave ligjore, emërtimi i partisë mund të behet në një ose më shumë gjuhë

Neni 5

  • Partia Demokratike e Diasporës, ka emblemën, flamurin, vulën dhe selinë e saj. Emblema e PDd-së paraqet figurë identifikimi formal apo zyrtar të Partisë Demokratike të Diaspores
  • Partia Demokratike e Diasporës, për vërtetimin e autenticitetit të vet ka vulën e rrumbullakët me këtë tekst: Partia Demokratike e Diasporës, akronimin ne mesë PDD
  • Partia Demokratike e Diasporës, posedon edhe vulën në formë katrore, e shkruar në gjuhën shqipe me këtë tekst: Partia Demokratike e Diasporës, Nr.____Data.____Prishtinë.
  • Teksti i vulave dhe shenja (simboli) i Partia Demokratike e Diasporës, mund të ndryshohet me vendim të veçantë të anëtarëve Këshillit Drejtuesm me shumicë votash, pas kerkeses së kryetari ose koordinatorit .
  • Partia Demokratike e Diasporës ka emrnblemen e sajë nën akronim që ka përmbajtien (e cila mund të shihet edhe ne shtojcen e saj). Flamuri i PDD-së është me ngjyra të llogos, ku në mes është e vendosur emblema e partisë.
  • Selia qendrore e Partisë Demokratike të Diasporës është në Prishtinë.

Neni 6

Dokumentet themeltare të Partisë Demokratike të Diasporës janë:

  • Statuti i PDD-së
  • Programi politik i PDD-së
  • Akti më i lartë brenda Partisë Demokratike të Diasporës është Statuti i saj, të gjitha aktet tjera duhet të jenë në përputhje me Statutin.
  • Statuti i Partisë Demokratike të Diasporës është në pajtim me Kushtetutën dhe me ligjet e Republikës së Kosovës
  • Përveç Statutit dhe Programit të Partisë Demokratike të Diasporës mund tënxjerrë edhe këto akte:
  1. Rregullore
  2. Vendime
  3. Udhëzime
  4. Rekomandime

Neni 7

  • Partia Demokratike e Diasporës, mund të deklarohet për probleme të caktuara politike, ekonomike, kombëtare, kulturore, arsimore, shëndetësore, shoqërore dhe nacionale etj.
  • Partia Demokratike e Diasporës, mund të sigurojë mjete financiare nga anëtarësia, donatorët, dhuratat, shteti, nga projektet e ndryshme e nga burime të tjera të ligjshme.
  • Partia Demokratike e Diasporës, në veprimtarinë e vet është e pavarur dhe deklarohet për shprehje dhe veprim të lirë.
  • Partia Demokratike e Diasporës, bashkëpunon me institucione, subjekte, shoqata tjera me të cilat ka interes dhe qëllime të përbashkëta, por gjithherë mbi parimin e barazisë.
  • Partia Demokratike e Diasporës, mund të ketë edhe media te shkruara dhe elektronike të veta dhe të zhvillojë veprimtari botuese dhe hupumtuese.
  • Partia Demokratike e Diasporës, mund të komunikojë publikisht për të gjitha problemet shoqërore, ekonomike, shkencore, sociale, artistike etj.

II ANËTARËSIA

Neni 8

  • Anëtarësimi në Partisë Demokratike të Diasporës është i bazuar në vullnetin e vetë qytetarëve të Republikës së Kosovës
  • Partia Demokratike e Diasporës është subjektë politik dhe i hapur për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës,.
  • Anëtarë i PDD-së mund të bëhet çdo qytetarë i Republikës së Kosovës, pa dallim gjinie, gjuhe, orjentimi, race, kombësie, religjioni, aftësi fizike etj., i (e) cili duhet t’i ketë mbi 18 vjet. dhe i/e cili/a pranon dispozitat e këtij Statuti, Programit dhe akteve të Partia Demokratike e Diasporës,
  • Anëtari/ja i/e PDD-së ka të drejtë të zgjedh dhe të zgjidhet në organet e Partisë Demokratike të Diasporës , ka të drejtë të shpreh mendimin në gjuhën e vet.
  • Çdo anëtarë duhet të nënshkruajë deklaratën apo fletë-anëtarësimin në PDD
  • Anëtari i PDD-së , bëhet duke u regjistruar si anëtarë i Partisë Demokratike të Diasporës në degët ose në nëndegët e saj.
  • Partisë Demokratike të Diasporës duhet të mbrojë dhe të promovojë politikat e PDD-së në të gjitha format e organizimit dhe të veprimit politik.
  • Anëtari i PDD-së nuk mund të njëkohësisht të jetë edhe anëtarë i ndonjë subjekti tjetër politik.
  • Anëtari i PDD-së, shkarkohet me vendim të Kryesisë Qendrore ose me shumicë votash nga kryesia e degës, kur bën shkelje të Statutit si dhe nuk respekton programin, rregulloren dhe vendimet e PDD-së
  • Anëtari i PDD-së, shkarkohet me vendim te Komisonit Deciplinor kur bën shkelje të Statutit si dhe nuk respekton programin, rregulloren dhe vendimet e PDD-së
  • Kundër vendimit për largim anëtari ka të drejtë ankese në Këshillin Drejtues në afat prej 7 (shtatë) ditësh.
  • Këshilli Drejtues shqyrton ankesën në mbledhjen e parë dhe vendos lidhur me ankesën e anëtarit të larguar.
  • Anëtarë nderi mund të bëhet ndonjë personalitet i shquar i çështjes kombëtare/nacionale dhe ndërkombëtare që është dëshmuar në veprimtarinë e tij.
  • Çdo anëtarë paguan anëtarësi vjetore në vlerë prej 12(euro) €. Për lirimin nga pagesa vendos Kryesia e PDD-së.

III ORGANIZIMI I PARTISË DEMOKRATIKE TË DIASPORËS

Neni 9

  • Partia Demokratike e Diasporës organizohet në bazë të parimit territorial edhe atë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës
  • Partia Demokratike e Diasporës si lëvizje politike dhe anëtarësia e saj është e organizuar në organe lokale dhe qendrore.

Organet Lokale të Partisë Demokratike të Diasporës janë të organizuara në këtë mënyrë:

  • Nëndeget e PDD-së
  • Deget e PDD-së
  • Organet qendrore të PDD-së janë të organizuara në këtë mënyrë:
  • Kongresi;
  • Këshilli Qendror;
  • Kryetari;
  • Koordinatori i përgjithëshem;
  • Kryesia Qendrore;
  • Komisoni diciplinor

III/1 ORGANIZIMI I NËNDEGVE TË PARTISË DEMOKRATIKE TË DIASPORËS

Neni 10

  • Nëndeget e PDD-së janë njësia më e vogël e organizimit, që organizohet mbi baza lagjeje, fshat, rrugë etj.
  • Ky organ themelohet nga ana e anëtarëve të Kuvendit me vendim paraprak të Kryesisë së deges të PDD-së
  • Kryesia e Degeve të Partia Demokratike e Diasporës sjell vendim për themelim të Nëndegve përkatës nëse atë e kërkojnë së paku 10 anëtarë të asaj, të cilët jetojnë në atë vendbanim.
  • Territori i veprimtarisë së Nëndegve përcaktohet me vendim për themelimin e saj

Organet e nëndegve të Partisë Demokratike të Diasporës janë:

  • Kuvendi Nëndeges
  • Kryesia e Nëndeges
  • Kryetari i Nëndeges
  • Kuvendi Nëndeges është organi më i lartë i Këshillit lokal.
  • Kuvendi Nëndeges përbëhet nga të gjithë anëtarët e Partia Demokratike e Diasporës në atë Nëndegë.
  • Kryetari i Kuvendit të nëndeges njëherësh është edhe kryetar i Nëndeges dhe antar drejtperdrejt në kuvendit e deges.
  • Kuvendi i nëndeges thirr mbledhje të rregullta dhe të jashtëzakonshme.
  • Mbledhjet e rregullta i thërret kryetari i nëndeges njëherë në 5 (pesë) muaj, kurse ato të jashtëzakonshme sipas nevojës. Për mbajtjen e çdo mbledhje
    duhet të vendosë Kryesia e nëndeges
  • Kryetari i Kuvendit është i obliguar të thërret mbledhje nëse atë e kërkojnë së paku 1/3 e kuvendarëve.
  • Kuvendi i nëndeges zgjedh Kryesinë e nëndeges
  • Kuvendi i Nëndeges propozon kandidatë për këshilltar komunal dhe kandidatë për funksione të ndryshme lokale dhe shtetërore me rëndësi, emëron kandidatë për
    delegatë në kuvendin e deges etj.

III/2 ORGANIZIMI I DEGVE TË PARTISË DEMOKRATIKE TË DIASPORËS

Neni 11

  • Dega e PDD-së është forma më e lartë e organizimit në nivel lokal
  • Organ kompetent për themelimin e deges së është Këshilli Qendror i PDD-së, i cili për njëgjë të tillë sjell vendim.

Organet e Deges janë:

  • Kuvendi i Deges;
  • Kryesia e Deges;
  • Kryetari i Deges
  • Këshilli mbikëqyrës i Partisë Demokratike të Diasporës.
  • Kuvendi Degës është organi më i lartë i Degës së PDD-së.
  • Kuvendi Deges përbëhet nga të gjithë anëtarët e PDD-së që delegohen nga nëndeget.
  • Kryetari i Deges njëherësh është edhe kryetar i Kuvendit të Deges.
  • Kuvendi i deges thirr mbledhje të rregullta dhe të jashtëzakonshme.
  • Mbledhjet e rregullta i thërret kryetari i deges, njëherë në 3 (tre) muaj, kurse ato të jashtëzakonshme sipas nevojës. Për mbajtjen e çdo mbledhje duhet të vendosë Kryesia e Deges.
  • Kryetari i Kuvendit është i obliguar të thërret mbledhje nëse atë e kërkojnë së paku 1/3 e kuvendarëve.
  • Kuvendi i deges zgjedhë Kryesinë e Deges së paku 21 anëtar.
  • Kuvendi i deges propozon kandidatë për Kryetar komune, listë të kandidatëve për këshilltar komunal, kandidatë për Deputet, kandidatë për funksione të ndryshme lokale dhe shtetërore me rëndësi, emëron kandidatë për delegatë në Kuvend etj.
  • Kryesia e Deges përbëhet prej së paku 25 (njezetëpesë) anëtarë.
  • Anëtarët e Kryesisë së deges zgjedhen në një mandat prej 4 vjetësh, me të drejtë rizgjedhjeje.
  • Kryesia e degës zgjidhet nga ana e Kuvendit të degës.
  • Kryetari i rinisë së PDD-së dhe sekretari organizativ i rinisë së PDD-së, janë anëtar të Kryesisë së deges së Partisë Demokratie të Diasporës.
  • Mbledhjet e Kryesisë së deges e fton Kryetari i deges.
  • Kryetari obligohet që të ftojë mbledhje edhe nëse atë e kërkon 1/3 e anëtarëve të Kryesisë së deges
  • Mbledhjet e Kryesisë udhëheq Kryetari i saj, kurse në mungesë të tij njëri nga nënkryetarët, paraprakisht i autorizuar nga Kryetari i deges.
  • Kryesia mund të marrë vendime nëse në atë mbledhje ka kuorum, të ftuar në mënyrë të rregullt nga Kryetari
  • Kryesia e deges nga radhët e veta zgjedh Nënkryetar, Sekretar e deges (ruan dokumentacionin e deges si dhe përgatit mbledhjet e deges) dhe sekretarin organizativ të PDD-së.Sekretari i degës kryen edhe punë tjera të cilat ia beson Kryetari i deges.
  • Kryesia e Deges është kompetente për të vendosur për kontaktet me anëtarë të PDD-së, për gjendjen e partisë në teren, për marrjen e masave disiplinore ndaj secilit anëtar.
  • Kryetari i deges e përfaqëson degen në të gjitha organet e Partisë Demokratike të Diasporës në atë komunë.
  • Kryetari i deges zgjidhet nga ana e kryesisë me shumicë votash, me mandat 4 vjeçar. Kryetari i deges ka të drejtë në rizgjidhje vetëm edhe në një mandat tjetër.
  • Kryetari i deges me automatizëm është edhe kryetar i Kryesisë së deges, Ai është përgjegjës për koordinimin e të gjitha punëve të deges në kuadër të vet, i fton dhe udhëheq me mbledhjet dhe realizon të gjitha vendimet me rëndësi për Partinë.
  • Këshilli mbikëqyrës i Deges është organ që emërohet nga Kryesia e Partisë Demokratike të Diasporës, i cili bën kontrollimin e gjendjes së dokumentacionit në përgjithësi e mënyrën materialofinanciare të deges në veçanti.
  • Këshilli mbikëqyrës përbëhet prej 3 anëtarëve dhe zgjidhet në mandate prej 4 (katër) vjetësh.
  • Këshilli mbikëqyrës në mbledhjen e saj të parë zgjedh kryetar me mandat 4 (katër) vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.
  • Këshilli mbikëqyrës i deges për punën e vet i jep raport Kryesisë së Partisë Demokratike të Diasporës

III/3 ORGANIZIMI I PARTISË DEMOKRATIKE TË DIASPORËS NE ORGANET QËNDRORE – KONGRESI I PDD-së

Neni 12

  • Kongresi është organi më i lartë i Partia Demokratike e Diasporës
  • Anëtarët e Kongresit zgjedhën me mandat 4 (katër) vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje. Çdo anëtar i Kongresit paraprakisht duhet të jetë anëtar i PDD-së, dhe kaluar në fazat zgjedhore.
  • Kongresi mbahet në takime të rregullta dhe të jashtëzakonshme.
  • Takimet e rregullta mbahen një herë në 4 vjet.
  • Vendimin për mbledhjen e Kongresit e merr Këshilli Qendror me propozimin e Kryetarit të Partisë Demokratike të Diasporës. Pas këtij vendimi Këshilli Qendror i PDD-së formon,Komision për organizimin e Kongresit, i cili drejton mbarëvajtjen e Kongresit.
  • Data e zhvillimit të Kongresit dhe rendi i ditës njoftohet në formë të shkruar, së paku 1 (një) muaj para mbajtjes së ditës së Kongresit.
  • Puna dhe mënyra e organizimit të Kongresit definohet me Rregullore të veçantë të cilën e miratojnë anëtarët e Kongresit me shumicë votash nga delegatët pjesëmarrës.
  • Për numrin e delegatëve të Kongresit si dhe mënyrën e delegimit në kongres, Këshilli Qendror sjellë rregullore të veçantë.

Kongresi përbëhet nga:

  • Delegatët e deleguar në bazë të rregullores të sjellë nga ana e Këshillit Qendror;
  • Anëtarët e Këshillit Qendror aktual të Partisë Demokratike të Diasporës;
  • Ministrat nga radhët e Partisë Demokratike të Diasporës;
  • Deputetët e Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Diasporës;
  • Kryetarët e Komunave nga radhët e Partisë Demokratike të Diasporës;
  • Kryesia e Forumit Rinor në nivel qendror i Partisë Demokratike të Diasporës;
  • Anëtaret themelues i Partisë Demokratike të Diasporës;

Kongresi ka këto kompetenca:

  • Miraton Statutin e Partisë Demokratike të Diasporës dhe ndryshimet e tij;
  • Miraton Rregulloren e punës së Kongresit;
  • Miraton Programin e Partisë Demokratike të Diasporës;
  • Zgjedh Kryetarin e Partisë Demokratike të Diasporës;
  • Zgjedh Koordinatorin e Partisë Demokratike të Diasporës;
  • Zgjedh anëtarët e Këshillit Qendror të Partisë Demokratike të Diasporës;
  • Formon Këshillin mbikëqyrës Qendror të Partisë Demokratike të Diasporës;
  • Miraton Rezolutat;
  • Shqyrton raportin e punës dhe atë financiar të Partisë Demokratike të Diasporës midis dy kongreseve;
  • Vendos për shkarkimin e Kryetarit të PDD-së mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga 2/3 e anëtarëve të Kongresit;
  • Vendos edhe për punë tjera të cilat i përcakton Rregullorja e punës së Kongresit dhe ky Statut.
  • Kongresi mund të thirret edhe në mbledhje të jashtëzakonshme.
  • Kongresi në mbledhje të jashtëzakonshme thirret me kërkesë të kryetarit të Partisë Demokratike të Diasporës, ose me kërkesë të së paku 1/2 e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Këshillit Qendror.
  • Në këtë rast Kryesia Qendrore e Partisë Demokratike të Diasporës njofton brenda 2 (dy) javësh rendin e ditës dhe datën e Kongresit.
  • Materialet për Kongresin e jashtëzakonshëm anëtarëve u dërgohen në formë të shkruar.
  • Sa i përket organizimit dhe çështjeve tjera në lidhje me Kongresin e jashtëzakonshëm vlejnë normat e këtij statuti që vlejnë edhe për kongresin e rregullt

III/4 ORGANIZIMI I PARTISË DEMOKRATIKE TË DIASPORËS KËSHILLI QËNDROR

Neni 13

  • Këshilli Qendror është organi më i lartë i Partisë Demokratike të Diasporës në mes të dy kongreseve. Këshilli Qendror i Partisë Demokratike të Diasporës ka anëtarë të zgjedhur si dhe anëtarë në bazë të pozicionit.
  • Numri i anëtarëve të zgjedhur është 56. Anëtarë në bazë të pozicionit janë funksionarë të Partisë Demokratike të Diasporës në organet shtetërore dhe lokale (deputet, ministra dhe Kryetarët e komunave).
  • Anëtarët e Këshillit Qendror që i zgjedh Kongresi me vota të fshehta, janë me mandat 4 (katër) vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.
  • Propozimin më shkrim për anëtarë të Këshillit Qendror e bën Kryetari i Partisë Demokratike të Diasporës si dhe së paku 5 delegatë të Kongresit.
  • Mënyra e zgjedhjes së anëtarëve, punës dhe mënyrës së organizimit të Këshillit Qendror rregullohet me Rregullore të veçantë që e sjellë Këshilli Qendror i Partisë Demokratike të Diasporës.

Këshilli Qendror i PDD-së përbëhet nga:

  • Kryetari i PDD-së;
  • Koordinatori i Përgjithëshem i PDD-së;
  • Nënkryetarët e PDD-së;
  • Sekretari i Përgjithëshem;
  • Anëtarët e tjerë Kryesisë Qendrore;
  • Sekretarët e Sekretariateve të PDD-së;
  • Kryetarët e Degve;
  • Koordinatoret e regjoneve (shatatë regjone)
  • Kryetari i Forumit Rinor
  • Sekretari organizativ i Rinis;
  • Funksionarë të Partisë Demokratike të Diasporës në organet shtetërore dhe lokale;
  • Anëtarët e zgjedhur nga Kongresi.

 

  • Këshilli Qendror mban mbledhje të rregullta dhe të jashtëzakonshme.
  • Mbledhjet e rregullta mbahen së paku një herë në 6 (gjashtë) muaj dhe debatohet sipas një rend dite të vendosur nga Kryesia Qendrore.
  • Këshilli Qendror punon nëse në mbledhje marrin pjesë shumica e anëtarëve të saj.
  • Këshilli Qendror vendos për çështjet e parapara në rend të ditës, me shumicë të votave nga anëtarët prezent.
  • Këshilli Qendror thirret dhe udhëhiqet nga Kryetari i Partisë Demokratike të Diasporës.
  • Kryetari obligohet të thirr mbledhje të Këshilli Qendror nëse atë e kërkon Kryesia Qendrore ose nëse një gjë të tillë e kërkojnë 1/3 e anëtarëve të Këshillit Qendror. Për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta, anëtarët e Këshillit Qendror duhet të njoftohen së paku 7 (shtatë) ditë paraprakisht, ndërsa për mbajtjen e mbledhjeve të jashtëzakonshme anëtarët duhet të njoftohen së paku 2 (dy) ditë paraprakisht.

Këshilli Qendror ka këto kompetenca:

  • Jep propozimet për Program dhe Statut të Partisë Demokratike të Diasporës;
  • Udhëheq me punën e Partisë Demokratike të Diasporës mes dy kongreseve;
  • Miraton Rregulloren për punën e vet dhe planet e tjera;
  • Cakton numrin e Nënkryetarëve të Partisë Demokratike të Diasporës;
  • Zgjedh anëtarët e Kryesisë Qendrore të Partisë Demokratike të Diasporës;
  • Zgjedh komisione të përkohshme, këshilla dhe trupa punuese nga lëmenj tëndryshëm, në pajtim me Statutin;
  • Vendos për bashkëpunimin me subjektet tjera politike;
  • Vendos për lidhjen e koalicioneve para dhe pas zgjedhore, me miratimin e kryetarit të Partisë Demokratike të Diasporës;
  • Miraton llogarinë përfundimtare dhe buxhetin për vitin vijues;
  • Verifikon listën e kandidatëve për deputetë, si dhe kandidatët për funksione tjera shtetërore;
  • Vendos për caktimin e datës së mbajtjes së Kongresit të Partisë Demokratike të Diasporës;
  • Formon Komision për organizimin e Kongresit të Partisë Demokratike të Diasporës;
  • Miraton Programin dhe Platformën Zgjedhore të Partisë Demokratike të Diasporës;
  • Zgjedh Shtabin Qendror Zgjedhor dhe kryetarin e SHQZ-së të Partisë Demokratike të Diasporës dhe përcakton mënyrën organizative të saj;
  • Merr qëndrime politike;
  • Nxjerrë rregullore për mënyrën e themelimit, ngrirjes dhe shpërbërjes së Këshillave komunale të Partisë Demokratike të Diasporës;
  • Nxjerr rregullore për mënyrën e formimit, ngrirjes dhe shpërbërjes së Sekretariateve për çështje të caktuara;
  • Vendosë edhe për çështjet tjera të përcaktuara me Statut dhe Rregulloren e punës.

III/5 ORGANIZIMI I PARTISË DEMOKRATIKE TË DIASPORËS – KRYETARI, KOORDINATORI I PËRGJITHËSHEM, NËNKRYTARET, SEKRETARI

Neni 14

  • Kryetari është udhëheqës dhe përfaqësues i të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike të Diasporës.
  • Kryetari zgjidhet me vota nga Kongresi i Partisë Demokratike të Diasporës, me mandat 4 (katër) vjeçar, me të drejtë rizgjedhje.
  • Propozimin për kryetar të Partisë Demokratike të Diasporës e bën çdo delegat i kongresit i përkrahur nga se paku 1/10 e delegatëve të kongresit.
  • Një delegat ka të drejt të përkrah vetëm një kandidat për kryetar
  • Për Kryetar i Partisë Demokratike të Diasporës zgjidhet kandidati i cili ka fituar shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i delegatëve pjesëmarrës në Kongresit.
  • Nëse ka më shumë kandidatë për Kryetar të Partisë Demokratike të Diasporës, delegatët e Kongresit votojnë për të gjithë kandidatët. Dy kandidatët që kanë marrë më së shumti vota nga ky votim, rivotohen edhe një herë. Në këtë garë të të dy kandidatëve, fitues respektivisht Kryetar shpallet ai i cili merr më shumë vota nga delegatët e Kongresit.
  • Kryetari për punën e vet i përgjigjet Kongresit të Partisë Demokratike të Diasporës. Në rast pamundësie të ushtrimit të detyrës së Kryetarit, atë e zëvendëson njëri nga Nënkryetarët, për të cilën gjë vendos Kryetari i Partisë Demokratike të Diasporës, ose në pamundësi të kryetarit vendos Këshilli Qendror

Neni 15

Kompetencat e Kryetarit janë:

  • Përfaqëson Partisë Demokratike të Diasporës në të gjitha organet vendore dhe ndërkombëtare;
  • Udhëheq punën e organeve të Partisë Demokratike të Diasporës;
  • Thërret dhe udhëheq mbledhjet e Këshillit dhe Kryesisë Qendrore;
  • Propozon kandidatët për Nënkryetarë të Partisë Demokratike të Diasporës;
  • Propozon kandidat për Sekretar Gjeneral të Partisë Demokratike të Diasporës;
  • Propozon anëtarët në Sekretariatet e Partisë Demokratike të Diasporës;
  • Propozon listën e kandidatëve për anëtar të Këshillit Qendror;
  • Propozon anëtarët e Kryesisë Qendrore;
  • Propozon përbërjen e delegacioneve të Partisë Demokratike të Diasporës për takime brenda dhe jashtë shtetit;
  • Me pëlqim të Kryesisë Qendrore, dorëzon listën përfundimtare të kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike të Diasporës në Kuvendin e Republikës së Kosovës;
  • Pas miratimit nga Këshilli Qendror, dorëzon listën përfundimtare të kandidatëve të Partisë Demokratike të Diasporës edhe për të gjitha funksionet tjera publike respektivisht shtetërore të Republikës së Kosovës;
  • Me pëlqim të Këshillit Qendror vendos të hyj në koalicion para apo pas zgjedhor;
  • Kryen punë të tjera, të parapara me Statut dhe Rregullore

Neni 16

  • Koordinatori i përgjithëshem është udhëheqës dhe përfaqësues i të gjithë anëtarëve të Partis Demokratike të Diasporës në Republikën e Kosovës.
  • Koordinatori i përgjithëshem zgjidhet me vota nga Kongresi i PDD-së, me mandat 4 (katër) vjeçar, me të drejtë rizgjedhje.
  • Propozimin për Koordinatori i përgjithëshem të PDD-së e bën Kryetari i PDD-së
  • Një delegat ka të drejt të përkrah vetëm një kandidat për koordinator Për koordinator zgjidhet kandidati i cili ka fituar shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i delegatëve pjesëmarrës në Kongresit.
  • Koordinatori i përgjithëshem për punën e vet i përgjigjet Kryetarit / Kongresit të Partisë Demokratike të Diasporës.

Kompetencat e Koordinatorit janë:

  • Përfaqëson PDD-në në të gjitha organet vendore dhe ndërkombëtare, me lejim tëkrytarit të PDD-së.
  • Udhëheq punën e organeve të PDD-së në Kosovë.
  • Thërret dhe udhëheq mbledhjet e Kryesisë Qendrore (ne mundes të krytarit).
  • Propozon kandidatët për Nënkryetarë ne konsultim me Krytarin.
  • Propozon kandidat për Sekretar Gjeneral të PDD-së.
  • Propozon anëtarët në Sekretariatet e PDD-së.
  • Propozon koordinatorët e PDD-së ne kuadër të Kosovës.
  • Propozon listën e kandidatëve për anëtar të Këshillit Qendror se bashku më krytarin.
  • Propozon anëtarët e Kryesisë Qendrore sëbashku me krytarin.
  • Propozon përbërjen e delegacioneve të PDD-së për takime brenda dhe jashtë shtetit;
  • Me pëlqim të Kryesisë Qendrore, dorëzon listën përfundimtare të kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike të Diasporës në zgjedhje për Kuvendin e Republikës së Kosovës;
  • Pas miratimit nga Kreytari i PDD-së dorëzon listën përfundimtare të kandidatëve të PDD-së edhe për të gjitha funksionet tjera publike respektivisht shtetërore të Republikës së Kosovësë;
  • Me pëlqim të Kreytarit të PDD-së vendos të hyj në koalicion para apo pas zgjedhor;
  • Kryen punë të tjera, të parapara me Statut dhe Rregullore

Neni 17

  • Kandidatë për Nënkryetar i propozon Kryetari se bashku më Koordinatorin e përgjithëshem nga rrathët e Kryesisë Qendrore të Partisë Demokratike të Diasporës.
  • Nënkryetarët zgjidhen me shumicë të votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Kryesisë Qendrore të Partisë Demokratike të Diasporës.
  • Nënkryetarët zgjidhen me mandat 4 (katër) vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.
  • Nënkryetarët e Partisë Demokratike të Diasporës për punën e tyre përgjigjen para Kryesisë Qendrore të Kryetarit të PDD-së
  • Në mungesë të Kryetarit ose Koordinatorit të përgjithëshem dhe me autorizim të tyre, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin / Koordinatorin
  • Në mungesë të këtij autorizimin (dorëheqje, humbje aftësisë së plotë të veprimit, vdekje),
  • Sekretari i Gjeneral e mbledh Kryesinë Qendrore i cila zgjedh Nënkryetarin që do të drejtojë PDD-në deri në vendimin përfundimtar të Kongresit.

Neni 18

  • Sekretari Gjeneral organizon funksionimin e përditshëm të PDD-se dhe përgjigjet për organizimin e saj.
  • Është udhëheqës i administratës së PDD-së si dhe është zyrtari më i lartë administrativ i  PDD-së
  • Sekretari Gjeneral propozohet nga Koordinatori i pergjithëshem ne konsultim me krytarin kurse zgjidhet dhe shkarkohet me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Kryesisë Qendrore të Partisë Demokratike të Diasporës, ose nga Kryetari / Koordinatori i përgjithëshem
  • Sekretari Gjeneral zgjidhet nga rrathët e Kryesisë Qendrore të PDD-se, me mandat 4 (katër) vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.
  • Kandidat për Sekretar Gjeneral propozojnë edhe e anëtarët e Kryesisë Qendrore Përcjell administrimin e buxhetit të Partisë Demokratike të Diasporës dhe çdo 1 (një) muaj e njofton Kryesinë Qendrore për gjendjen financiare të PDD-së, pas konsultimeve me departamentin me financa

Sekretari Gjeneral ka keto kopetenca:

  • Organizon dhe selit qendrore dhe rajonale të PDD-së
  • Organizon dhe kujdeset për funksionimin e administratës;
  • Organizon dhe udhëheq dokumentacionin e PDD-së
  • Kujdeset për zbatimin e vendimeve të Kryetarit, Koordinatorit të pergjitheshem, Këshillit Qendror, Kryesisë Qendrore dhe Sekretariateve;
  • Përgatit dhe kujdeset për mbarëvajtjen e takimeve të organeve të PDD-së si dhe ndihmon kryetarët dhe koordinatorin e pergjitheshem, e organeve të partisë në thirrjen e mbledhjeve dhe organizimin e punës;
  • Mban kontakte të rregullta me Komisionin Qendror Zgjedhor;
  • Kryen edhe punë tjera të cilat i besohen nga Kryesia Qendrore respektivisht Kryetari dhe Koordinatori i pergjitheshem i Partisë Demokratike të Diasporës.

III/6 ORGANIZIMI I PARTISË DEMOKRATIKE TË DIASPORËS KRYESIA QENDRORE

Neni 19

  • Kryesia Qendrore është organ ekzekutiv dhe menaxhues i PDD-së
  • Kryesia Qendrore mban mbledhje sipas nevojës, ose së paku njëherë në muaj. Mbledhjet i thërret dhe me to udhëheq Kryetari i PDD-së ose Koordinatori i përgjithëshem.
  • Mbledhja mund të mbahet nëse në të janë prezent më shumë se gjysma e anëtarëve nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të kryesisë të ftuar në mënyrë të rregullt.
  • Kryetari i Partisë Demokratike të Diasporës obligohet të thërret mbledhje të kryesisë nëse këtë e kërkojnë së paku 1/3 e anëtarëve të Kryesisë Qendrore.
  • Kryesia Qendrore përbëhet nga së paku 21 (njëzet e një) anëtarë.
  • Vendimet në Kryesinë Qendrore merren me shumicë votash.

Kryesia Qendrore përbëhet nga:

  • Kryetari;
  • Koordinatori i përgjithshëm:
  • Nënkryetarët;
  • Sekretari Gjeneral;
  • Koordinatoret e regjoneve
  • Anëtarët e tjerë të emëruar nga Këshilli Qendror

 

  • Mandati i anëtarëve të Kryesisë Qendrore është 4 (katër) vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.
  • Anëtarët e Kryesisë Qendrore i zgjedh Këshilli Qendror, me propozim të Partisë Demokratike të Diasporës;
  • Mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të Kryesisë bëhet me votim të fshehtë, përveç se kur Këshilli Qendror vendos ndryshe.
  • Numri dhe mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të Kryesisë qendrore do të përcaktohet me Rregullore të veçantë që e nxjerrë Këshilli Qendror.

Kryesia Qendrore ka keto kopetenca:

  • Kryesia Qendrore ka keto kopetenca:
  • Nga rrathët e veta emëron dhe shkarkon Nënkryetarët e PDD-së
  • Nga rrathët e veta emëron dhe shkarkon Sekretarin Gjeneral;
  • Emëron dhe shkarkon anëtarët e Sekretariateve të PDD-së;
  • I përcjell dhe realizon zgjedhjet e Kryesisë së degve;
  • Menaxhon të gjitha mjetet financiare dhe pasurinë tjetër në nivel qendror;
  • Jep pëlqimin për raportin përfundimtar financiar që miratohet nga Këshilli Qendror;
  • Ndërhynë në politikat e degve dhe nendegve në rast se ato bllokohen gjatë punës së tyre
  • Aprovon dhe rekomandon botime për nevoja të caktuara të PDD-së;
  • Kryen edhe punë tjera të përcaktuara me Rregulloren e punës dhe këtë Statut.

Neni 20

  • Në kuadër të organeve të Partisë Demokratike të Diasporës, funksionon edhe Forumi Rinor i cili ka për qëllim të promovojnë idetë, vlerat dhe vizionin e PDD-së në grupet shoqërore në të cilat veprojnë.
  • Për realizimin e interesave të tyre politike, arsimore, kulturore, sportive dhe profesionale në kuadër të partisë organizohen në organizata të tyre me emrin Forumi Rinor i Partisë Demokratike të Diasporës.
  • Kryetar i FR-së zgjedhet nga rrathët e anëtarëve të partisë, me mandat 4 (katër) vjeçar dhe me të drejtë rizgjedhjeje vetëm edhe për një mandat.
  • Mënyra e zgjedhjes dhe organizimit të brendshëm të FR-së të Partisë Demokratike të Diasporës rregullohet me Rregullore të veçantë, të cilat miratohen nga Këshilli Qendror i PDD-së.

Neni 21

  • Koordinatoret e regjoneve (shatatë regjone) propozohen nga Koordinatori i përgjithësshem.
  • Koordinatoret e regjoneve, kordinojnë me regjonet e caktuar dhe caktojnë kandidatet per sekertarjate dhe sekretar organizativ ne komuna.
  • Koordinatoret e regjoneve mund te shkarkohen me vendim te koordinatorit të pergjithëshem.
  • Koordinatoret e regjoneve, funksonojne me akte te veqant te miratura nga kordinatori i përgjithëshem.

Neni 22

  • Komisioni Disiplinor vendos mbi shkeljet e lehta dhe të renda disiplinore të anëtarëve.
  • Komisioni Disiplinor është i obliguar të vendos për ankesat në afat prej 30 ditësh.
  • Komisioni Disciplinor ne rast kontesti, interpreton Statutin e Partisë.
  • Komisioni Disiplinor dhe Komisioni Disiplinor i Apelit përbehet nga kryetari, kordinatori, sekretari dhe dy nënkryetari
  • Komisioni Disiplinor mer vendim per shkakrimin e te gjith anëtarve dhe funkosnarve të tjer të PDD-së nese kemi shkelje statutore.

IV. ORGANET TJERA – SEKRETARIATET E PARTISË DEMOKRATIKE TË DIASPORËS

Neni 23

Organet tjera të PDD-së janë:

  • Sekretariati i Departamenteve.
  • Sekretariati organizativ;
  • Sekretariati për marrëdhënie me publikun.
  • Të gjitha sekretariatet në organizimin e brendshëm do të kenë departamente për çështje të caktuara, të cilat do të përshkruhen me Rregullore të veçantë.

Neni 24

  • Sekretariati i Departamenteve, ky sekretariat në përbërje të tij funksionon sipas mënyrës organizative. Ky Sekretariat monitoron punën e Qeverisë dhe organeve tjera shtetërore sipas sektorëve përkatës dhe jep informata zyrtare, bën përgatitjen e materialeve dhe propozon politikat e PDD-së në raport me këta organe.
  • Ky sekretariat përbëhet specialistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme, të cilët veprojnë brenda këtij sekretariati sipas profesioneve të caktuara.

Sekretariati i departamenteve në organizimin e tij të brendshëm ka disa departamente, si:

  • Departamenti i punëve të brendshme;
  • Departamenti i punëve të jashtme;
  • Departamenti i ekonomisë;
  • Departamenti i drejtësisë;
  • Departamenti i punës dhe politikës sociale;
  • Departamenti i ekologjisë;
  • Departamenti i shëndetit;
  • Departamenti i transportit dhe lidhjeve;
  • Departamenti i mjedisit dhe planifikimit hapësinor;
  • Departamenti i bujqësisë,pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave,
  • Departamenti i kulturës qytetare;
  • Departamenti i mbrojtjes;
  • Departamenti i arsimit dhe shkencës;
  • Departamenti i shoqërisë informatike dhe administratës shtetërore;
  • Departamenti i qeverisjes lokale.
  • Departamenti i rinis.

 

  • Ky Sekretariat mund të themelojë edhe departamente tjera sipas nevojës.
  • Të gjitha departamentet nga rrathët e tyre zgjedhin Drejtor/udheheqesin i cili do të udhëheqë me punën e departamentit, raportojn te sekretari, koordinatori i pergjitheshem dhe te Kryetari i PDD-së.

Neni 25

  • Sekretari organizativ në koordinim me Sekretarin Gjeneral, koordinatorin e përgjithëshem dhe Kryetarin merret me organizimin e Partisë Demokratike të Diasporës, në nivel qendror dhe lokal, në përputhje me Statutin dhe Rregulloret e PDD-së.
  • Sekretariati organizativ nga radhët e veta zgjedh sekretar me mandat prej 4 (katër) vjetëve, me të drejtë rizgjedhjeje. Sekretari organizativ për punën e vet përpilon Rregullore të cilën e propozon për miratim deri te Këshilli Qendror

Neni 26

  • Sekretariati i marrëdhënieve me publikun përcakton imazhin dhe pamjen e Partisë Demokratike të Diasporës në shfaqjen publike.
  • Propozon plane të karakterit mediatik dhe vendos për qasjen e marketingut të PDD-së në elektorat dhe gjatë kampanjës zgjedhore.
  • Ky sekretariat nga radhët e veta zgjedh sekretar, me mandat 4 (katër) vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje. Sekretari i sekretariatit të marrëdhënieve me publikun njëherit është edhe Zëdhënës i Partisë Demokratike të Diasporës.
  • Sekretariati në konsultim me Koordinatorin e përgjithëshem dhe Kryetarin e PDD-së, vendos për kontaktet me mediet e shkruara dhe elektronike.
  • Vendos për bashkëpunimin me institucionet e ndryshme mediatike dhe me to komunikon në bazë të konsultimit dhe autorizimit paraprak nga Kryesia Qendrore respektivisht Kryetari dhe Koordinatorin e përgjithëshem.
  • Ky sekretariat kujdeset dhe realizon prezantimin elektronik të PDD-së

V. ÇËSHTJET FINANCIARE

Neni 27

Partia realizon të hyra nga:

  • anëtarësia,
  • të ardhurat buxhetore,
  • organizimi i aktiviteteve të ndryshme,
  • donacionet vullnetare të personave juridik dhe fizik dhe
  • në mënyra të tjera legale konform Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike.
  • çështjet financiare të partisë përcaktohen me Rregulloretë veqantë.

VI. RAPORTIMI

Neni 28

  • Anëtarët e Kryesisë të të gjitha niveleve në çdo tre muaj për aktivitete e tyre raportojnë Kryesinë përkatëse.
  • Raporti i deponuar me shkrim përfshinë aktivitetin, numrin e anëtarëve, situatën politike dhe ekonomike, etj.

VII PROCEDURAT PER NDYSHIMIN E STATUTIT

Neni 29

  • Ndryshimi dhe plotësimi i këtij statuti bëhet me procedurë të rregullt.
  • Propozimi për ndryshimin e tij mund ta bëjnë Kryesia Qendrore, 1/3 e anëtarëve të Kongresit, Kryetari ose Koordinatori i përgjithëshem.
  • Po ashtu ndryshimi dhe plotësimi i programit politik bëhet në procedurë të njëjtë sikurse ndryshimi i Statutit në përputhje me Ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

VIII. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

Neni 30

  • Çdo rregullore, vendim, rekomandim apo akte tjera të nxjerra nga organet e Partisë Demokratike të Diasporës, nuk duhet të bjerë në kundërshtim me këtë Statut.
  • Në afat prej 6 (gjashtë) muajve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Statuti, organet kompetente përpilojnë rregullore për mënyrën e punës së tyre.
  • Çështjet të cilat nuk janë të parapara dhe rregulluara me këtë Statut, Këshilli Qendror, Kryetari ose Koordinatori i përgjithëshem do ti rregulloj me anë të vendimeve dhe akteve të posaçme.
  • Neni 31

    • Interpretimin dhe komentimin e këtij Statuti e bënë Komisioni Statutar.
    • Ky Statut hynë në fuqi ditën e miratimit të Këshillit Iniciativë të Partisë Demokratike të Diasporës, dhe vlen deri në miratimin e plotfuqishëm të këtij Statuti nga Kongresi.

    PRISHTINË, PRILL 2018